Padia prej 400 milionë dollarësh e Justin Baldoni kundrejt Blake Lively është mbyllur nga një gjykatës që tha se regjisori nuk kishte përmbushur afatin për të vijuar me akuzën e tij.

Dy aktorët protagonistë të “It Ends With Us” janë në një betejë ligjore që prej dhjetorit të shkuar kur Lively e paditi Baldoni për ngacmim seksual dhe nxitjen e një fushate kundër saj për njollosje imazhi,

Aktori u kundërpërgjigj me një padi ndaj saj e të shoqit, Ryan Reynolds, publicistes së tyre dhe New York Times duke i akuzuar për zhvatje civile, prishje imazhi dhe shkelje të privatësisë.

Çështja e Baldoni u rrëzua në qershor, por ai pati mundësinë të paraqiste një ankesë. Por sipas gjykatësit, ai s’ka arritur ta bëjë.

Gjykatësi tha se më 17 tetor i kishte kontaktuar të gjitha palët për t’i paralajmëruar se do të merrte një vendim përfundimtar për çështjen.

Lively u përgjigj duke kërkuar që të shpallej vendimi, por për kërkesën e saj që shpenzimet ligjore të mbeteshin ende. Gjykatësi ra dakord.

Padia e saj kundrejt Baldoni vijon. Kur padia e Baldoni u rrëzua, avokatët e saj e quajtën një “fitore të plotë.” Asokohe, avokati i aktorit tha se “deklatara e parashikueshme e fitores është e rreme” dhe se “me faktet në anën tonë, vazhdojmë përpara. Teksa gjykata rrëzoi akuzat tona për prishjen e imazhit, gjykata na ka ftuar të ankimojmë 4 nga 7 akuzat kundrejt Lively që do të shfaqin prova shtesë dhe akuza të hollësishme.”

Megjithatë, ankimimi nuk u paraqit sipas vendimit të fundit.

/tvklan.al