Publikimi i udhëzimeve online për prodhimin e armëve plastike 3D u bllokua nga një gjykatës federal në Seattle. Në total 8 shtete federale dhe Washington DC e kanë bllokuar nismën e presidentit Donald Trump, duke ngritur alarmin se këto lloj armësh të paidentifikueshme nga detektorët, përbëjnë një rrezik për qytetarët amerikanë.

Senatorët demokratë kundërshtuan me forcë liberalizimin e armëve plastike, duke thënë se Presidenti Trump do të jetë përgjegjës nëse një e tillë do të përdorej për ndonjë masakër në kinema, stadiume apo vende të tjera publike.

Nëse këto armë fantazmë bien në duar të gabuara, ato përfaqësojnë rrezikun më të madh nga armët e zjarrit në SHBA, tha gjykatësi amerikan.

Kompanitë për printimin 3D të armëve plastike, arritën një marrëveshje në Qershor me administratën amerikane për lejimin e prodhimit të tyre. Vetë presidenti Trump është shfaqur skeptik për këtë marrëveshje, por nuk e ka ndaluar atë.

Tv Klan