Kryeministri britanik refuzon të tregojë publikisht se sa fëmijë ka

Boris Johnson është bërë sërish baba. E fejuara e tij Carrie Symonds ka lindur djalë këtë të mërkurë. Mjekët thanë se foshnja dhe nëna janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, Johnson ishte vetë i pranishëm gjatë momentit të lindjes. Kryeministri mori urime nga të gjithë politikanët vendas.

Siç duket kjo periudhë ka qenë shumë e zënë për Boris Johnson. Më 27 Mars ai u diagnostikua me koronavirus. Më 5 Prill u shtrua në spital, ndërsa dy ditë më vonë u dërgua në terapi intensive. Më 27 Prill u kthye në punë dhe vetëm dy ditë më vonë u bë sërish baba.

Johnson ka katër fëmijë të tjerë me gruan e tij të dytë, Marina Wheeler. Ai u divorcua me të në Shkurt pas 25 vitesh martesë.

Ai ka gjithashtu një fëmijë nga një lidhje jashtëmartesore ndërkohë që ishte kryebashkiak i Londrës. Kryeministri britanik ka refuzuar të tregojë publikisht se sa fëmijë ka./tvklan.al