Një studim i fundit zbuloi se foshnjat mund të kenë një zhvillim më të dobët mendor, nëse nënat e tyre vuajnë nga një depresion afatgjatë.

Studimi u krye nga  Universiteti “Queensland” dhe ekspertët u shprehën se depresioni i nënës para, gjatë dhe pas shtatëzanisë ka ndikim tek foshnja pas lindjes.

Sipas tyre, kohëzgjatja e depresionit është më e rëndësishme, se koha kur ndodh.

Eksperët u shprehën se një në pesë gra përjeton një herë depresion, por për 11 përqind të tyre, kjo përvojë është e përsëritur. Sa më gjatë që nëna vuan nga depresioni, aq më shumë ndikim kjo do të ketë në shëndetin mendor të foshnjës.

Studimi vuri në dukje gjithashtu se përjetimi i shqetësimit nga nëna gjatë shtatzënisë është i dëmshëm, prandaj është e rëndësishme që të merren masa për ta shmangur atë. /tvklan.al