Ndihma për rimëkëmbjen pas bllokimit të teatrove nga koronavirusi

Britania do të investojë afro 2 miliardë dollarë në arte dhe shpreson që të lejojë dhënien e shfaqjeve të distancuara. Ky vendim vjen pasi institucione kulturore janë duke përjetuar krizën më të madhe ndër vite për shkak te mbylljes se aktiviteteve nga koronavirusi.

Fondet do të jepen për të gjithë teatrot përfshirë West End të Londrës, shtëpitë e operave dhe kompanitë e baletit, ku autoritetet kanë vendosur që të japin shfaqje me një buxhet të madh. Sikundër është vepruar edhe në vende të tjera deri në një njoftim të dytë, audience do t’i shikojë shfaqet online deri në një rihapje të plotë të institucioneve kulturore.

Royal Albert Hall, e quajtur ndryshe si shtëpia e koncerteve në Britani, u detyrua që të anulojë të gjitha shfaqet që ishin parashikuar për t’u dhënë për 8 javë me radhë, si dhe kthehu biletat pasi Covid-19 izoloi të gjithë njerëzit.

Sipas qeverisë, ky lloj investimi është ndër më të mëdhenjt të ndërmarra deri më tani për sektorin e kulturës në Britani.

Në fundjavë Anglia bëri të mundur lehtësimin e masave për t’iu rikthyer jetës normale duke hapur aktivitetet, lokalet, parukeritë dhe restorantet, duke respektuar rregullat për ruajtjen e distancës fizike deri në 2 metër dhe mbajtjen e maskës.

Klan Plus