Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Çahet diga në Elbasan. Gjithshka mund të ndodhë nga momenti në moment në pjesën Veriperëndimore të Elbasanit. Nën ethe ndodhen banorët e lagjes “Vullnetari”, “Banesa” dhe “Skënderbej”. Diga e përroit të Zaranikës që në këtë periudhë mund të krahasohet me një lumë të rrëmbyeshëm është ndërtuar 25 vjet më parë. Shirat e fundit e kanë dëmtuar shumë digën.

Uji i rrëmbyer tani merr çdo gjë përpara duke dëmtuar shtratin e mbledhjes së ujrave poshtë digës që në fakt është i shëmbur. Kryebashkiaku i Elbasanit Engjëll Dakli i alarmuar problemin ja ka bërë prezent dhe Qeverisë duke i kërkuar dhe fonde për rregullimin e digës. Nëse fondi nuk akordohet dhe diga do të vazhdoj të qëndroj në këto kushte, elbasanasit rrezikojnë të mbyten brenda në shtëpitë e tyre./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj