Seriali i famshëm “Friends” mund të shtyhet për shkak të pandemisë së virusit. Sipas mediave, ndjekësit e këtij seriali kanë deklaruar se ky ribashkim i aktorëve mund të mos ndodhë, pasi Covid-19 nuk dihet ende se kur do të përfundojë.

Ishin vetë aktorët, të cilët deklaruan ribashkimin me një foto në Instagram. The Sun bën të ditur se Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc, Matthew Perry dhe David Schwimmer nuk janë dorëzuar dhe se me mbarimin e kësaj lufte ata do të vijnë në ekranin e gjithsescilit.

 Aktorët dhe producentët janë në diskutim e sipër për mënyrën e realizimit të filmit, skenarin dhe skenën se ku do të luhet. “Wall Street Journal” raportoi në muajin korrik se HBO Max po paguan 425 milionë Dollarë për të realizuar serialin .

“Friends” vazhdon të renditet si një prej serialeve më të preferuar.

Klan Plus