Sulmuesi danez realizoi golin e vetëm për Borussia Dortmund, në fitoren 1-0 që verdhëzinjtë morën në transfertën e Fortuna Duserdorfit.

Gol i shënuar në limitet e kohës së rregullt dhe shtyn festën e titullit për bavarezët që mposhtën 2-1 Munshengladbahun dhe e mbajnë në +7 pikë distancën me ndjekësit kur kanë mbetur edhe 3 javë kampionat.

Vetëm matematika e lë në Bundesliga Paderbonin e Klaus Gjasulës.

Humbja 5-1 ndaj Werder Bremen e lë në kuotën e 20 pikëve dhe vetëm një mrekulli do i klasifikonte në zonën play-out.

Klan Plus