Trajneri i bluve Tuchel është në kërkim të një bomberi dhe polaku i plotëson pritshmëritë

Chelsea do të tentojë që t’i marrë Bayern Munich sulmuesin Robert Lewandowski, duke i ofruar 58 milionë euro për kartonin e tij.

Trajneri Tomas Tuchel është në kërkim të një bomberi dhe polaku e ka treguar se këtë gjë di ta bëjë mirë.

“Blutë” e Londrës kanë tentuar që të marrin nga Borusia Dortmundi norvegjezin Erling Haaland, por marrëveshja me vlerë totale 175 milionë euro nuk është arritur deri më tani.

Në sezonin që sapo u mbyll, Levandovski theu rekordin e vendosur nga Gerd Myler për më shumë gola të shënuar në një sezon në Bundesligë,  duke realizuar 41.

Polaku 32-vjeçar është në kërkim të një eksperience të re dhe Premier Liga është një kampionat që i pëlqen.

Bayern ndërkohë po punon që të rinovojë kontratën me të, e cila i përfundon në vitin 2023.

Por gjigandët gjermanë nuk do t’i thonin jo një oferte të lartë për sulmuesin e tyre.

Gjithsesi, ata nuk mund ta largojnë Lewandowskin pa gjetur zëvendësuesin e tij, pasi kjo do të jepte një mesazh të keq në klub.

Lewandowski ka realizuar 294 gola në 329 takime me skuadrën bavareze.

Klan News