Italiani i Lazios parakalon Ronaldon e Lewandowskin

Ciro Immobile është sulmuesi më rezultativ i kontinentit. Sulmuesi i Lazios shënoi golin e vetëm në humbjen 3-1 ndaj Napolit, por i mjaftoi për t’u ngjitur në kuotën e 36 golave për të bërë të veten edhe Këpucën e Artë të Europës.

Me 36 golat e shënuar gjatë këtij sezoni, 30-vjeçari barazoi rekordin e vendosur nga Gonzalo Higuain te Napoli në sezonin 2015-2016. Immobile e përfundoi sezonin me pesë gola më shumë se ndjekësi i tij më i afërt, Cristiano Ronaldo.

Rivali direkt i italianit për Këpucën e Artë ishte sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski me 34 gola. Ky është edhe sezoni më i mirë i Immobile në karrierën e tij, pasi kurrë më parë nuk ka kaluar cakun e 30 golave dhe aq më pak ta tejkalojë.

Sulmuesi bëhet i treti italian që fiton Këpucën e Artë të Europës, pasi Luca Toni në 2006 dhe Francesco Totti një vit më vonë, ndërkohë që rrjedhimisht fiton edhe çmimin prestigjioz, si sulmuesi më i mirë në Itali.

Gjithashtu, Immobile thyen dominimin 11-vjeçar të lojtarëve të La Liga, të cilët prej vitit 2009 janë shpallur fitues të Këpucës së Artë të Europës, respektivisht Lionel Messi 6 herë, Cristiano Ronaldo te Real Madrid 4 herë dhe nga një herë Luis Suarez e Diego Forlan.

Klan Plus