Pas një zjarri shkatërrues në ndërtesën e Bursës së Vjetër të Danimarkës, danezët në Kopenhagen të kërkojnë që ajo të rindërtohet ashtu siç ishte.

Bursa e shekullit të 17-të është një nga ndërtesat më të vjetra të qytetit dhe trishtimi tek njerëzit është shumë i madh që sipas tyre i ngjan zjarrit në Notre Dame në Paris.

“U ndjeva shumë i trishtuar dhe disa nga kolegët e mi zbritëm në parkun e operës, ku mund të shihnim zjarrin. Dhe një moment kulla ishte aty dhe në pak sekonda ishte zhdukur. Është një ditë shumë e trishtuar.”

“Ne e pamë atë pesë vjet më parë kur Notre Dame u dogj. Unë nuk jam francez, por gjithsesi u preka sepse jam pjesë e Evropës dhe pjesë e historisë, kërkojmë që Bursa të rindërtohet.”

Artefaktet historike, përfshirë pikturat, u shpëtuan nga flakët nga shërbimet e urgjencës dhe njerëzit të cilët ishin afër vendit të ngjarjes. Përafërsisht gjysma e ndërtesës së stilit të Rilindjes holandeze u shpëtua, megjithëse dëme masive ka ende.

Policia që po heton ngjarjen tha se mund të duhen muaj për të përcaktuar shkakun. Hetuesit kanë fajësuar ose një qark të shkurtër në elektrikë ose bisht cigareje të ndonjë punonjësi që nuk ishte fikur siç duhet. Bursa e vjetër  e vendosur afër pallatit Christiansborg daton në vitin 1625. Ajo u ndërtua në stilin holandez të Rilindjes me kërkesë të mbretit Christian IV dhe kohët e fundit ishte duke iu nënshtruar rinovimeve me fasadën e saj.

Klan News