Përballja e parë e Grupit C të Europianit luhet në stadiumin e Shtutgart. Sllovenia dhe Danimarka të cilët ishin në të njëjtin grup edhe në eliminatoret e kompeticionit do të masin forcat për të luajtur shanset për t’u kualifikuar në raundin tjetër të Europianit.

Humbja në fazën e grupeve zgjeroi ecurinë pa fitore të sllovenëve në 6. Por ajo disfatë nuk ka shuar euforinë e Sllovenisë, pasi kanë humbur vetëm dy nga 21 ndeshjet e fundit kundër çdo kundërshtari me 13 fitore dhe 6 barazime.

Por historia nuk është në anën e tyre pasi ata kanë fituar vetëm një nga nëntë përballjet e tyre të mëparshme në fazën e grupeve në të gjitha turnetë kryesore, duke u eliminuar.

Jan Oblak ishte çelësi për Slloveninë në kualifikime, duke mbajtur portën e paprekur në 4 nga 8 sfidat.

Danimarka ka shënuar e para në 11 nga 14 ndeshjet e fundit, me 10 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje. Takimi do të luhet në orën 18:00 do të transmetohet ekskluzivisht në ekranin e TV Klan Plus.

Klan News