Ish-Kryeministrit Sali Berisha nuk i është refuzuar ndonjëherë viza amerikane. Në një reagim për mediat, Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se refuzimet e vizave për raste korruptive i publikon gjithmonë në faqen e tij online, bashkë me personat që janë shpallur

non grata

. Në këtë listë sipas DASH, emri i Sali Berishës nuk figuron.

Vetë ish-Kryeministri, në një ndërhyrje telefonike në emisionin “Opinion”, mohoi të ketë bërë kërkesë apo t’i jetë refuzuar vizë nga ndonjë përfaqësi e huaj.

“Që nga dita kur kam lënë detyrën time, nuk kam bërë asnjë kërkesë për të shkuar në asnjë vend të globit. Nuk më është refuzuar asnjë vizë”.

Në listën e personave

non grata,

publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ndodhen Adriatik Llalla, Tom Doshi dhe emrat e familjarëve të tyre. E pyetur nga Televizionin Klan, Ambasada amerikane në Tiranë tha se nuk diskuton raste specifike vizash. Aludimi për refuzimin e vizës amerikane për ish-kreun e qeverisë u ngrit nga Kryeministrit Rama në seancën parlamentare të së enjtes, e cila degradoi në akuza të ndërsjellta mes palëve.

Tv Klan