Publiku mbush sallën e teatrit “Çajupi”

Trupa e teatrit shëtitës “Çajupi” është ngjitur mbrëmjen e së shtunës në skenën e teatrit të Korçës për të performuar komedinë “Dasëm e hatashme”.

Fabula e thjeshtë e komedisë angleze, ku spikatin karaktere dhe situata dinamike, ka përcjellë mjeshtërisht mesazhin se pavarësisht keqkuptimeve apo intrigave, dashuria triumfon.

Kiço Londo: Na vjen mirë që kjo komedi e ka filluar “startin” me sallë plot dhe po vazhdon me sallë plot. Publiku i Korçës është publiku i Korçës.

Aktorët kanë përcjellë emocionet e shfaqes përballë një publiku që kishte mbushur sallën dhe i ka mirëpritur duke duartrokitur gjatë lojën e tyre.

Julian Deda: Një komedi e shpejtë, e lëvizshme, me shumë ulje-ngritje, me kaos, me zbritje, me ngritje e pastaj me sherr e me shamatë e kështu me radhë.

Fatma Haxhialiu: Kisha dëgjuar që këtu ka shumë dashuri, por kur e përjeton kështu në vetë të parë, është tjetër emocion.

Pas Korçës, teatri Çajupi do të çojë komedinē Dasëm e hatashme edhe në skena të tjera të vendit.

Tv Klan