Sallabanda: Nuk pritet të ketë fatalitet të lartë

Varianti indian delta po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën, duke bërë që në vjeshtë të perjetojmë valën e 4 të kësaj pandemie edhe në vendin tonë. Në një intervistë për Televizionin Klan, neurokirurgu Kita Sallabanda thotë se kjo situatë pritej sa kohë një përqindje e madhe e popullsisë globale është ende e pavaksinuar.

Por ndryshe nga variantet e mëhershme te Sars-Cov-2, Delta nuk duket shumë agresiv sa i përket fataliteteve.

Lajmi i mirë është që vaksina jo vetëm mbron nga marrja e virusit, por edhe nga rastet e rënda. Sallabanda i referohet Spanjës ku numri i të shtruarve në spital me vaksinë është tejet i ulët.

Shqipëria po vijon me vaksinimin masiv të popullatës plus 18 vjeç. Prej Janarit deri më tani janë injektuar rreth 1 milion e 250 mijë vaksina antiCovid.

Tv Klan