Te Cosenza duhet të falendrojnë Kastriot Dermakun që më golin e tij hodhi një hap të rëndësishëm për qëndrimin në Serie B. Mbrojtësi shqiptar realizoi në fillimin e pjesës së dytë, që vendosi fitoren 1-0 me Spezia të hënën.

Pikë sigurie për ekipin kalabrez që mund të shikojë dhe më lart. Dermaku, i cili mbajti edhe shiritin e kapitenit pas ndeshjes, tha se mund të mendohet edhe për zonën play off për në Serie A, nëse fitojnë me Benevento ndeshjen e ardhshme.

Skuadrat janë pranë me pikë.

Një mbrëmje e mbarë ishte edhe për Atalanta që pati në fushë Berat Gjimshitin. Ekipi bergamask fitoi 2-1 takimin në fushën e Napoli të Elseid Hysajt, duke vijuar të shpresojë për një vend në Champions. Gjimshiti pati një paraqitje të mirë, duke ia dalë në derbin me Hysajn. Një tjetër ndeshje në stol për Etrit Berishën.

Tv Klan