Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Kastriot Dermaku, është lojtar i Parmës.

27-vjeçari bëri një paraqitje shumë të mirë me Cosenzan, duke u aktivizuar 23 herë si titullar në 33 ndeshje të luajtura.

Dermaku ishte titullar edhe në ndeshjen e Shqipërisë ndaj Islandës duke plotësuar mungesën e Mërgim Mavrajt.

Kastriot Dermaku bëhet lojtari i 6 i kombëtares që luan në serie A pas Thomas Strakoshës, Etrit Berishës, Elseid Hysajt, Berat Gjimshitit dhe Emanuele Ndojit.

Tv Klan