Kanë kaluar dy vite që kur është publikuar dhe kënga “Despacito” vijon të jetë ende kënga më e dëgjuar në YouTube.

Hiti i këngëtarit Luis Fonsi dhe reperit Daddy Yankee ka vënë një rekord të ri duke kaluar 6 miliardë klikimet në kanalin e famshëm të videove.

Në klasifikimin e klikimeve në Youtube, “Despacito” ka lënë me diferencë pas këngën e Ed Sheeran “Shape of you” që numëron mbi 4 miliardë shikime.

Në vendin e tretë me shumë pak diferencë është kënga e Wiz Khalifa dhe Charlie Puth “See you again” dedikuar aktorit Paul Walker.

Për mos t’u harruar as hiti i këngëtarit koreanojugor PSY “Gangam style”, e cila ishte kënga e parë që theu rekordin prej dy miliardë shikimesh në platformën YouTube.

Aktualisht është klipi i pestë më i shikuar me afro 3.3 miliardë shikime.

Tv Klan