Një makinë është djegur pak pas mesnate në qytetin e Tiranës.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Rrapo Hekali”, tek “Kodra e Diellit” ndërsa siç raporton policia, mjeti ishte në pronësi të një femre.

Flakët e kanë shkrumbuar tërësisht makinën e parkuar.

Nuk dihet nëse zjarri është shkaktuar nga një defekt teknik apo është ndezur qëllimisht.

Megjithatë grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al