Burime zyrtare nga policia e shtetit Shqiptar sqarojnë se pas kontakteve me autoritet greke rezulton se automjeti I ngarkuar me hashash që u dogj në Igumenicë nuk ka hyrë nga vendi ynë.

Sipas të njëjtave burime zyrtare sqarohet se automjeti i djegur është një “Hunday” me Targa YMO5933 ngjyrë jeshile dhe drejtohej nga një shtetas polak.

Automjeti fillimisht është ndjekur nga policia dhe për ti shpëtuar kapjes së sasisë së drogës ku më pas shoferi i ka vënë flakën dhe është larguar.

Pala greke ka sjellë dhe një informacion paraprak për autoritet shqiptare ku sqarohet dhe dinamika e ngjarjes.

“Këtij automjeti, rreth orës 09.00 ( me orën lokale), në vendin e quajtur Paramithi , nga policia iu bë shenjë për të ndaluar por drejtuesi I mjetit është larguar me shpejtësi. Mjeti u ndoq nga policia greke dhe pas rreth 2 km , drejtuesi I mjetit e ka braktisur dhe I ka vënë zjarrin” – sqaron policia greke.

Digjet makina e mbushur me drogë në Igumenicë

Një automjet i mbushur me marijuanë u dogj në Igumenicë, pranë kufirit greko-shqiptar. Mediat greke që dhanë lajmin njoftojnë se brenda në makinë ka pasur një sasi të kosiderueshme droge, e ndarë në disa thasë.

Paraprakisht raportohet se është vënë në pranga një shtetas polak që ishte drejtuesi i mjetit. Droga mësohet se ishte ngarkuar në Shqipëri dhe do të transportohej në Greqi.

Mediat në vendin fqinj shkruajnë se polaku u arrestua në një pyll, pasi kishte braktisur makinën dhe po tentonte të kthehej në territorin shqiptar.

Ndërkohë në një tjetër operacion, policia greke shkatërrroi një bandë të trafikut të lëndëve narkotike, pjesë e së cilës ishin edhe disa shqiptarë. Në sajë të operacionit anti-drogë të zhvilluar në Athinë, u sekuestruan 230 kg marijuanë.

Tv Klan