Një tjetër gomone është ndaluar nga autoritetet italiane. Guardia di Finanza është njoftuar nga autoritetet shqiptare për një mjet të dyshimtë lundrues, që ishte nisur nga Durrësi.

2

Sipas mediave të shtetit fqinj në operacion ka marrë pjesë dhe një helikopter i Agjencisë Europiane, Frontex.

Në bordin e gomones 10 metra e gjatë, me dy motorë me nga 350 kuaj fuqi secili u gjetën ton e gjysmë marijuanë. Gjithashtu u arrestuan dhe tre skafistët shqiptarë: 26, 34 dhe 42 vjeç.

1

Lënda narkotike ishte e ndarë në 78 pako të madhësive të ndryshme. Gjithashtu u sekuestrua dhe një revolver me pesë plumba. Droga nëse hidhej në treg kapte vlerën e 15 milionë eurove./tvklan.al