Automjeti i Shefit të Krimeve në Tepelenë, Gentjan Shehut, u përfshi nga flakët mëngjesin e kësaj enjteje. Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 05:00 në lagjen “15 Shtatori”. Makina ndodhej e parkuar poshtë pallatit ku banon Shehu.

Paraprakisht dyshimet janë se automjeti u përfshi nga flakët për shkak të një defekti elektrik, megjithatë autoritetet policore po hetojnë edhe për një zjarrvënie të qëllimshme.

/tvklan.al