Muzetë kanë nevojë të rifresokohen dhe rikonceptohen

Ky është pavjoni i lashtësisë i ndërtuar 40 vite me parë në Muzeun Historik Kombëtar. Edhe pse kanë kaluar 4 dekada sot ai mbetet i pandryshuar, me të njejtat stenda dhe me të njëjtin dizanj.  Në vite, gërmimet arkeologjike kanë nxjerrë objekte të reja që nuk ekspozohen në këtë pavjon.

Adem Bunguri, specialist i muzologjisë: Sigurisht, Muzeu ka nevojë për rifreskim dhe për rikonceptim sepse kërkimet arkeologjike të zhvilluara në Shqipëri kanë sjellë normalisht rezultate të reja dhe një pjesë e mirë e këtyre eksponatëve është mirë të pasurohen.

Edhe pse nisma për rikonceptim të 7 pavjoneve të muzeut ka patur, asnjëra prej tyre nuk eshte zbatuar.

Adem Bunguri, specialist i muzologjisë: Kjo nuk është se nuk është diskutuar në rrethet tona të arkeologjisë, por projketi nuk ka shkuar më përpara, për ccështje që nuk varen nga ne. Ne i kemi gati koncepsionet sipas periudhave secili për fushën e tij, por të gjitha kanë një kosto.

Në ditën kombëtare të trashëgimisë kulturore, Muzeu Historik tek ky pavjon përkujtoi një nga figurat kryesore të arkeologjisë shqipatre, Selim Islamin.

Adem Bunguri, specialist i muzologjisë: Një nga kontributet e çmuara të prof. Selimit është studimi i tij me shtetin Ilir. Ai ka themeluar studimet e irologjisë, ka studime të çmuara që shërbejnë si pikë referenciale.

Nuk është hera e parë që arkeologë dhe specistë të trashgëmisë kultuore artikulojnë nevojën e rifreskimit të muzeve, dhe përshtatjen e tyre edhe me zhvillimet e fundit teknologjike.

Tv Klan