E mbyti me duar, ishte në gjendje të dehur

85-vjeçari Dhimitër Stasa mbeti i vrarë pasditen e të mërkurës nga djali i tij Andrea Stasa, i cili e dhunoi dhe më pas mbyti me duar të moshuarin. Ngjarja e rëndë u regjistrua në fshatin Remas të Divjakës, në banesën e viktimës.

Verifikimet paraprake të policisë treguan se 58-vjeçari Andrea Stasi ka qenë në gjendje të dehur në kohën kur kreu krimit. Ai fillimisht e ka rrahur me grushta dhe me pas e ka mbytur me duar në dhomën e tij të gjumit.

Viktima kishte bërë më parë edhe denoncim në polici, pasi djali e dhunonte. Burime nga policia thanë se 58-vjeçari ka qenë i dënuar me 13 vite burg në Itali për çështje të prostitucionit dhe ishte kthyer në Shqipëri dy muaj më parë.

Tv Klan