Thjeshtësia për të rrëfyer jetën dhe mungesa e mllefeve nga aktori Enver Hyseni, gjatë një bisede mes miqsh, ishte frymëzimi që regjisori Stefan Çapaliku të ngjitë në skenë monodramën “Dome”. E titulluar ashtu siç aktori 67- vjeçar thërret njerëzit e tij më të dashur , shfaqja vjen si pasqyrimi i një epoke, parë nga sytë e një njeriu të thjeshtë.

Stefan Çapaliku, regjisor: 

Kam shkruar jetën e dikujt që ka jetuar jetën e tij pa thënë unë jam, në heshtje. Këta njerëz e personazhe përbëjnë ajkën e letërsisë botërore. Kemi rastin e parë në teatër ku nuk thërrasim një aktor për të luajt jetën e tjetrit, por të veten. Të lehtë e të vështirë të na tregojë jetën e vetë, në një orë me pjesën tragjike dhe komike, të cilat jetojnë bashkë, dhe kjo është një prej sensacioneve një prej të papriturave që spektatori ka për të parë dhe tu kënaqur dhe ka për të menduar shumë.

Me po aq thjeshtësi, Hyseni shprehet se nuk e ka menduar ndonjëherë se jeta e tij do të vinte si një shfaqje teatrale për publikun.

Enver Hyseni, aktor :

Nuk e kam ditur që ky po shkruan, derisa më tha dhe më kërkoi ta bëja unë. Ja mundu ta bëj e shpresoj të dal diçka e bukur.

Monodrama “Dome”  ngjitet në skenë në datat 12 dhe 13 Janar në orën 19.00 në Teatrin Eksperimental Kujtim Spahivogli.

Tv Klan