Bukuroshen me origjinë shqiptare e kanë dëgjuar 61.9 milionë fansa

Sukseset e saj vijojnë që të shtohen gjithnjë e më shumë. Bukuroshja me origjinë shqiptare Dua Lipa është bërë këngëtarja më e dëgjuar në platformën Spotify.

Aktualisht këngëtaren e kanë dëgjuar 61.9 milionë njerëz brenda këtij muaji . Kënga We’re Good në vetëm dy ditë që është publikuar numëron 5.8 milionë klikime në Youtube.

Projekti është mirëpritur shumë mirë nga fansat  është komentuar mjaft shumë në të cilin ka rikthyer Titanikun.

Por jo vetëm kaq. Albumi ‘Future Nostalgia’ vijon që të thyejë rekorde të shumta duke u bërë ndër më të dëgjuarit e momentit.

Artistja po ashtu njoftoi se ka dalë në shitje versioni i ri i albumit të saj “Future Nostalgia”, i titulluar “The Moonlight edition”. Gjatë javës së kaluar, kënga “Levitating” në bashkëpunim me DaBaby u rendit e pesta në “The Billboard Hot 100”. 

Klan News