Vjen medalja e parë e artë për Italinë në lojërat olimpike Tokio 2020. Vito Dell’Aquila triumfoi në kategorinë 58 kg në taekuondo, duke mposhtur rivalin tunizian Mohamed Khalil Xhendoubi.

Ndeshja mes të dyve ishte mjaft e luftuar dhe u vendos vetëm në momentet e fundit. Italiani 20-vjeçar fitoi në çerekfinale kundër tajlandezit Saue-kihare, pastaj në gjysmëfinale mposhti argjentinasin Guzman.

Vito Dell’Aquila dominoi rivalin amerikano-latin si fizikisht, ashtu edhe mendërisht. Finalja u vendos në fund të raundit të tretë, pas disa shkelmave të shpejta, që i dhanë edhe triumfin e madh. Sportisti u shpreh se ndihej krenar për suksesin dhe medaljen ia dedikoi gjyshit dhe Italisë, që ka hequr shumë për shkak të COVID-19.

Klan News