Të paktën 5 persona u vranë ndërsa disa të tjerë mbetën të plagosur, pasi një person hapi zjarr në një park industrial në Ilinois të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjatë shkëmbimit të zjarrit me efektivët e policisë mbeti i vrarë edhe autori i kësaj ngjarjeje të rëndë. Të plagosur mbetën edhe 5 oficerë policie.

Ngjarja e rëndë ndodhi në kompaninë Henry Pratt, një firmë që prodhon valvula për tubat e mëdha të ujit, në Aurora. Autor i kësaj masakre është 45-vjeçari Gary Martin, një punonjës i kompanisë në fjalë që ishte pushuar nga puna para sulmit.

Sipas BBC, oficerët nuk pranuan që të bënin spekulime rreth motivit, megjithatë gazeta Chicago Sun-Times raporton se familja e tij u shpreh se 45-vjeçari kishte qenë i stresuar, pasi kishte mbetur i papunë.

/tvklan.al