Katër skuadra shqiptare do të luajnë takimet e para në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Kampionët e Shqipërisë, Teuta do të përballen në stadiumin “Niko Dovana” me skuadrën nga Andorra, Inter de Escaldes, në orën 19:00 të së enjtes. Vllaznia do të luajë në Qipro kundër AEL Limassolit po në të njëjtin orar në stadiumin “Tsirion”, ndërsa shpreson që të marrë një rezultat pozitiv.

Një test i vështirë do të jetë për skuadrën e Partizanit që përballet me Bazelin e Zvicrës. “Demat e kuq” luajnë ndaj një prej ekipeve më të njohura helvete, ku aktivizohen tre shqiptarë, mes tyre mesfushori kuqezi, Taulant Xhaka.

Sfida luhet në stadiumin “Jakob Park” në orën 20:15. Kundërshtari i Laçit në këtë fazë është ekipi rumun i Universitatea Craiova. Sfida do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena” në orën 19:00

Por në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës do të luajnë edhe dy ekipet shqiptare nga Maqedonia e Veriut. Shkëndija do të përballet në transfertë kundër letonezëve të RIGA FC, kurse Shkupi do të presë portugezët e Santa Klarës. Një test i vështirë për ekipin nga Kosova, Drita, që do të ndeshjet kundër holandezëve të Fejnordit.

Klan News