Dy disko me nga 2 mijë persona pjesë e testimit për të rihapur club-et

Italia po përjeton gjithashtu një hapje graduale sikundër shumë vende të tjera evropiane  dhe kështu po ndodh dhe  me kthimet në diskoteka . Një shoqatë italiane e biznesit dhe argëtimit e quajtur Silb-Fipe do të realizojë  një eksperiment ne dy disko  të ndryshme, njëra brenda dhe tjetra jashtë, për të verifikuar kushtet për rihapjen e tyre në shkallë të gjerë dhe të  sigurt. Kjo është iniciativa më e re e nisur nga shteti fqinj .

 2,000 njerëz do të hyjnë vetëm me lejen e gjelbër dhe në dalje klientët e restorantit do të duhet t’i nënshtrohen një tamponi të ri.

Ne kemi autorizimin e Rajonit të Pulias“, u shpreh  Maurizio Pasca, president i shoqatës.

Ne jemi në dispozicion, sa më shpejt që të gjithë të vaksinohen, aq më shpejt të kthehemi në normalitet, të gjithë duhet të japin kontributin e tyre,” ka vijuar më tej ai.

Ndërsa në Milano eksperimenti  do të zhvillohet në një klub nate të mbyllur.

Sipas protokollit, në diskoteka do të jetë e nevojshme të mbahet  një maskë, por distancimi shoqëror nuk do të jetë i nevojshëm.

Qëllimi, thotë  Maurizio Pasca, “është që të sigurojmë klube nate pa Covid në mënyrë që 2,800 ambiente të mbyllura që nuk kanë punuar që nga 23 Shkurt të mund të hapen të paktën në vjeshtë“.

Më 1 Maj, në Londër, ishte ngjarja e parë e organizuar në një klub nate në Mbretërinë e Bashkuar që kur shpërtheu pandemia Covid në botë. 3000 njerëz morën pjesë. Pjesëmarrësit duhet të kishin rezultuar negativ ndaj Covid-19 në 24 orë para hyrjes.

Klan News