Barcelona e Real Madrid dhurojnë spektakël, fitorja shkon për mbretërorët

El Clasico e legjendave të Barcelonës dhe Real Madrid ka dhuruar një nga sfidat më spektakolare të këtij viti. Yjet e futbollit të së shkuarës  të 13 herë kampionëve të Europës triumfuan me shifrat 3-2 në sfidën e zhvilluar në Tel Aviv të Izraelit.

Numrat e spektaklit në fushë nuk munguan, teksa edhe grinta ishte në nivele tepër të larta. Ronaldinho ishte fantastik, duke treguar formë mjaft të mirë fizike.

Edhe pse 41-vjeçar braziliani dehu me talentin e tij legjendat e Real. Ishte pikërisht Ronaldinho që pasi tronditi traversën, shndërroi në gol një penallti. Real gjeti forcë për të reaguar, me Cantabriani e Alfonso që përmbysën gjithçka.

Një numër magjie e Ruben de la Red vulosi fitoren e Real Madrid. Sfida e zhvilluar në Tel Aviv të Izraelit u organizua nga Barcelona, që kërkon të zgjerojë historinë e saj dhe në shtetin izraelit me hapjen e një muzeu katalanas.

Klan News