Tërmeti i së martës shkaktoi pasoja të shumta në Shqipëri. Deri më tani, Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar se 30 persona kanë humbur jetën. Në një deklaratë për mediat, ministrja Xhaçka bëri publike emrat e të gjithë personave që rezultojnë të vdekur deri më tani. Bëhet fjalë për të mitur, të rinj dhe të moshuar në Durrës, Krujë si dy zonat më të prekura dhe në Lezhë.

Në Durrës kanë humbur jetën:

1-            Amelia Lala, 8 vjeç

2-            Esiela Karanxha, 8 vjeç

3-            Bajram Hajdarmataj, 54 vjeç

4-            Sadik Qato, 85 vjeç

5-            Isah Abazi, 29 vjeç          

6-            Flatar Zenelaj, 64 vjeç

7-            Eviola Broshka, 28 vjeç

8-            Kristi Reçi, 24 vjeç

9-            Sehadete Lala, 79 vjeç

10-          Djena Karanxha

11-          Eduart Reçi

12-          Shemsedin Abazi

13- Dolora Reçi

14- Klaus Reçi

Në Krujë kanë humbur jetën:

1.            Ariela Lala 4 vjeç

2.            Bukurije Leka

3.            Erisa Cara

4.            Fatmira Cuka 44 vjeç

5.            Selvie Lala 77 vjeç

6.            Saimir Greku

7.            Kristjan Preçi 26 vjeç

8.            Sardi Cuka 18 vjeç

9.            Hajrie Vata 65 vjeç

10.          Klevis Çupi (Aliu)  34 vjeç

11.          Drita Cakoni    58 Vjeç

12.          Pëllumb Greku 57 Vjeç

13.          Çelike Grupieku  57 Vjeç

14.          Hajredin Çupi, 66 Vjeç

15.          Kastriot Cakoni

Ndërsa në Lezhë, Marjan Preçi 25 vjeç u dëmtua nga tërmeti dhe automjeti që po e dërgonte në spital ka dalë nga rruga. Për pasojë ai humbi jetën.

Komunikimin e kësaj të mërkure, ministrja Xhaçka e konsideroi si më të vështirin që ka bërë ndonjëherë.

“Janë momente shumë të vështira për të gjithë ne. Me shumë ankth. Me shumë dhimbje për jetët e humbura por dhe shumë shpresë për të lënduarit. Tërmeti i datës 26 ishte vërtet një ngjarje e rëndë. Ka shkaktuar frikë dhe ankth, ndjesi të cilat përsëriten sa herë toka lëkundet, ashtu siç ndodhi disa minuta me parë, ka shkaktuar dëme masive që do të duhet kohë për t’i rikuperuar. Por do t’i rikuperojmë. Shtëpitë do të rindërtohen, bizneset do të ringrihen, jeta do të rifillojë për të gjithë qytetarët dhe do të keni të gjithë mbështetjen tonë, gjithë mbështetjen e shtetit shqiptar, partnerëve ndërkombetare, qytetareve shqiptare, për të kaluar këtë situatë të vështirë e për të rifilluar nga e para”, deklaroi ministrja.

Ajo theksoi se ende nuk ka kaluar faza e rrezikut për shkak të godinave të dëmtuara që mund të jenë në rrezik shembjeje.

“Por dua ta shfrytëzoj këtë rast per te përsëritur te njëjtin mesazh. Ende nuk ka kaluar faza e rrezikut. Ky rrezik sot vjen mbi të gjitha nga godinat e dëmtuara, që mund të jenë në rrezik shembje, që mund të kenë pësuar dëme strukturore. Prandaj dua te përsëris thirrjen per qytetaret; Ju lutem mos u riktheni në shtëpitë tuaja nëqoftëse ato kanë dëmtime të tilla. Edhe nëse nuk jeni të sigurtë, është më mirë për ju, për familjet tuaja që të prisni derisa të bëhen verifikimet nga ekipet e ekspertëve te cilat jane organizuar tanimë dhe do te jene ne terren 24 ore ne ditet ne vijim.

Po ashtu dua tu bej thirrje të gjithë autoriteteve vendore që ta përshpejtojnë sa më shumë këtë proces sepse ky nuk është thjesht një proces inventarizimi i dëmeve e vlerësimesh, por një proces që shpëton jetë njerëzish. Është një përgjegjësi shumë e madhe të cilës i duhet shkuar deri në fund me përgjegjësinë e rigorozitetin më të madh. Duke marrë seriozisht e inspektuar çdo raportim e denoncim e duke mos e çuar situatën në një pikë ku njerëzit humbasin durimin, lodhen duke pritur dhe marrin parasysh rrezikun e rikthimit në banesat e dëmtuara”, tha ministrja. /tvklan.al