Një 26-vjeçar nga Fieri është arrestuar, ndërsa dy të tjerë 22 dhe 25 vjeç janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “pornografi me të mituri”.

Hetimet nisën pas njoftimit nga agjencia “Homeland Security” në SHBA, që sinjalizoi policinë shqiptare për disa imazhe të turpshme në Facebook që dërgoheshin nga dy profile të ndryshme, por që në fakt përdoreshin nga 26-vjeçari me iniciale D.Sh.

Ky i fundit, në periudha të ndryshme ka ngacmuar dy fëmijë të mitur në Amerikë, 9 vjeçe dhe 12 vjeçe, duke ju dërguar imazhe të turpshme dhe imazhe të shfrytëzimit të fëmijëve të mitur.

Në kuadër të këtij operacioni ‘E-Trace’, u sekuestruan një laptop, 10 celularë, karta e USB-së dhe dokumente të ndryshme që dyshohet se kanë të bëjnë me veprën penale. Aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal dhe personat të cilët mund të jenë të lidhur me 26-vjeçarin. /tvklan.al