Pasi ka kaluar vetëm një herë në katër edicionet e fundit të Europianit përtej fazës së grupeve, Polonia kërkon të lërë shenjë në grupin D.

Polakët, të cilët nuk do të kenë të gatshëm Robert Levandovskin për arsyeje dëmtimi, synojnë ta nisin me fitore aventurën në Gjermani. Pengesa e parë do të jetë Holanda.

Një takim që do luhet në stadiumin e Hamburg në orën 15:00 të kësaj të diele. Polonia e mbërritur në këtë raund pas raundit play-off luan ndaj tulipanëve, një komb që nuk kanë arritur ta mposhtin në 12 ndeshjet e fundit me 5 barazime e 7 humbje.

Holanda renditet si favoriti i gjashtë për të ngritur trofeun, teksa e ka bërë vetëm në vitin 1988.

Mungesat e rëndësishme për Ronald Koeman janë ato të mesfushorëve Koopmeiners dhe Frenkie de Jong të cilët kanë lënë grumbullimin për shkak dëmtimi.

Holanda ka mbajtur të paprekura portën në gjashtë në shtatë ndeshjet e fundit.

Klan News