Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Gocaj. Një makinë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat anësore.

Korrespondenti i Klan News, Martin Marku raporton se si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore në spital.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti./tvklan.al