Europa League mbylli fazën e grupeve dhe tani është radha e ndeshjeve me eleminim direkt. Ekipe të njohur janë pjesë e aktivitetit disa prej tyre të ardhur nga Champions League. Atletico Madrid, Dortmund apo Napoli janë vetëm disa nga skuadrat që do të kërkojnë trofeun final. Në fazën e 1/16 gjejnë Arsenal. Më tej edhe Milan edhe pse u mund 2 – 0 nga Rijeka.

Një short interesant pritet të hënën për shkak se nuk mungojnë emrat e rëndësishëm në vazon e dytë. Garën për kampionin e Europa League e vijon edhe Atalanta e Berishës që e mbylli në vendin e parë në grup, duke mundur 1 – 0 Lyon.

Edhe portieri tjetër i Kombëtares, Strakosha do të jetë në garë për trofeun me Lazio që e mbylli në krye, apo afrimi më i ri te Kuqezinjtë, Ajdareviç, i cili luan me AEK Athens. Në një nga sfidat e së enjtes në Europa League pati edhe një ndërprerje për pushtim fushe, por kësaj here nga një qen që tërhoqi vëmendjen e lojtarëve në Vardar – Rosenborg.

Tv Klan