Mesfushori i kombëtares shqiptare Azdren Llullaku, e nisi mbarë aventurën me skuadrën e tij të re Ordabasi. Skuadra kazake po kryen përgatitjet në Turqi, ku ka zhvilluar një ndeshje miqësore me ekipin nga Çekia, Sllovaçkos.

Llullaku shënoi golin e parë për skuadrën e tij në fillim të takimit. Ai luajti për 55 minuta në takimin që përfundoi në barazim 2-2. Pas një sezoni jo të mirë me Astana dhe Tobol në Kazakistan, ky është një fillim i mirë për lojtarin e përfaqësueses që lëshon kështu një sinjal edhe për trainerin Christian Panucci.

Tv Klan