Teksa Europa përvëlohet nga vapa, Japonia po përballet me reshje të dendura që i kanë marrë jetën 1 personi deri më tani dhe që kanë detyruar autoritetet të evakuojnë mbi 800 mijë banorë.

Shirat e rrëmbyeshëm përfshinë rajonin e Kagoshimës në jug të vendit, duke shkatërruar përmbytje të mëdha nga dalja e lumenjve  e deri te rrëshqitjet masive të tokës. Portat e digave janë hapur për të shmangur katastrofat nga çarja e tyre.

Çrregullimet janë pasojë e ngrohjes globale, që sipas shkencëtarëve kanë bërë që vala e të nxehtit e regjistruar në Qershor të jetë në nivele rekord duke e rritur mesataren e 150 viteve të fundit me 1.5 gradë.

Në Europë termometri shënoi këtë javë 45.9 gradë. Po ashtu shkencëtarët kanë konstatuar rritjen e shpejtë të ritmeve të shkrirjes së akujve të Antarktidës këtë vit. Ato kanë arritur një sipërfaqe sa Meksika, duke u reduktuar me mbi 2 milionë kilometër katrorë në 5 vite.

Tv Klan