Triumfon 5 – 4 ndaj Tottenham pas pjesëve shtesë

Everton fitoi një përballje ndaj Tottenham që zgjati 120 minuta ku u shënuan 9 gola, duke merituar kalimin në çerekfinalet e FA Cup.

Sfida emocionuese e zhvilluar në “Goodison Park” u zhvillua mes dy trajnerëve, të cilët kanë fituar gjithçka si Ancelotti dhe Mourinho, por në fund suksesin e arriti ai që ka më përvojë. Golin fillimisht e festuan futbollistët e Tottenham pas 3 minutave lojë.

Vendasit nuk qëndruan në mbrojtje, madje duke realizuar 3 gola për ta mbyllur në avantazh pjesën e parë. Ritmi nuk u ndal edhe në të dytën ku u shënuan 4 gola të tjerë me Spurs që ishin më kërkues.

Koha e rregullt përfundoi në barazim 4 – 4. Në fillimin e pjesës së parë shtesë goli i Bernard vendosi sfidën që përfundoi me suksesin 5 – 4  të Everton.

Tv Klan