Portieri refuzon zgjatjen e kontratës, italianët mendojnë për Maignan të Lille

E ardhmja e Gianluigi Donnarumma duket të jetë larg Milanit. Portieri italian ka refuzuar të rinovojë kontratën që skadon në verën e këtij viti, duke vënë në alarm drejtuesit kuqezi.

22-vjeçari është kthyer në një pikë kyçe për skuadrën në sezonet e fundit, për të qenë deciviz dhe vendimtar në objektivat e klubit. Por duket se ecuria negative e viteve të fundit, përjashtuar edicionin aktual ka shtyrë Donnarumma që të mendojë vijimin e karrierës larg nga “San Siro”.

Italiani ka vënë si kusht rinovimi kualifikimin në kompeticionet Europiane dhe një pagë prej 10 milionë euro, shifra të papërballueshme për Milanin. Klubet më të interesuara për Donnarumma janë ato të Premier League angleze, ndërkaq, Milan ka hedhur sytë nga League A, ku besohet të ketë gjetur edhe pasuesin e portierit.

Gardiani i Lille, Mike Maignan ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve Massara dhe Maldini. Transferimi i tij pritet t’i kushtojë rreth 12 milionë euro arkave të Milanit .Klan News