Një emigrant i jashtëligjshëm shqiptar kujdesej për një fermë kanabisi me vlerë 72 mijë paund në këmbim të qirasë falas në Leeds të Britanisë së Madhe. B. Jolla u arrestua pasi oficerët gjetën 167 bimë kanabisi, të kultivuara nëpër 3 kate të një shtëpie në Bellbrooke Avenue, në Harehills.

Oficerët ishin telefonuar në këtë zonë për një çështje tjetër rreth orës 04:30 të mëngjesit, më 8 Shtator të këtij viti. Por një moment që shkuan atje, ata ndjenjë një erë të fortë, e kështu trokitën në derë. Jolla e hapi dhe oficerët e policisë zbuluan drogën, e cila ishte mbjellë në 5 dhoma të banesës.

Prokurori i çështjes, Philip Adams tha se gjithçka ishte përshtatur më së mirë për rritjen e kanabisit. Sipas tij, bimët ishin në gjendje që të prodhonin një drogë me vlerë deri në 72 mijë paundë.

Shqiptari u arrestua nga policia. Ai i tha kësaj të fundit se kishte rreth 1 muaj e gjysmë që jetonte në Britani. Jolla tregoi se kishte lëvizur nga Londra për në Leeds dy javë përpara arrestimit dhe se e kishte pasur të vështirë të gjente një vend për të jetuar.

22-vjeçari u shpreh se i kishin thënë që mund të qëndronte në këtë pronë pa paguar qira, sa kohë ujiste dhe kujdesej për bimët.

Mbrojtja tha se i riu shqiptar ishte shfrytëzuar për shkak se qëndronte ilegalisht në Britani. Gjykata e dënoi atë me 1 vit burg./tvklan.al