Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu intervistë për grevën e studentëve dhe ligjin e pronës. Sipas Mediut qeveria nuk duhet të tregohet indiferente ndaj kërkesave të studentëve, sepse kjo mund të agravojë situatën.

Greva e studentëve është problematike dhe ne i mbështesim studentët. Kërkesat e tyre janë reale dhe qeveria shqiptare duhet t’u përgjigjet në mënyrë të drejtpërdrejtë. Indiferentizmi i qeverisë do t’a agravojë situatën. Partia Republikane do të merret me ligjet për të drejtat e njeriut dhe me nenin 41 të pronës private.”-shtoi ai./tvklan.al