Më shumë profesionalizëm për forcat tona të ndërhyrjes së shpejtë. Me këtë qëllim misioni i Policisë Ndërkombëtare MAPE, ka organizuar trajnimin në disa polici të rretheve tona. Për një muaj në Policinë e Beratit ata kanë ndihmuar në rritjen e profesionalizmit të forcave të ndërhyrjes së shpejtë të Prefekturës së Beratit.

Në ditën e fundit të trajnimit të tyre forcat e ndërhyrjes së shpejte treguan aftësitë e fituara gjatë këtij muaji. Janë rreth 30 djem që do të ndihmojnë Policinë në luftën kundër krimit. Në ceremoni ndodheshin Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Shqiptare Veli Myftari, Komandanti i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Ministrinë e Rendit Publik Hile Lushaku, Drejtori i Policise Hasan Ahmetaj dhe pushtetarë të tjerë lokale.

Shefi i MAPE në Shqipëri, kolonel Alen Labrov theksoi faktin se në këto momente policia shqiptare ka më shumë nevojë se kurrë ndaj dhe ndihma taktike ishte tepër e domosdoshme. Më pas është vazhduar me demonstrimet e protagonistëve. Në fund të demonstrimeve ndaj specialeve që morën pjesë në këtë trajnim u dhanë dhe dëshmitë përkatëse./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj