Nata finale e “Dance With Me 5” në Tv Klan ka nisur mbrëmjen e sotme me plot energji dhe surpriza. E tillë ishte edhe juria e veçantë në këtë mbrëmje, ku në panel janë tre vogëlushët e spektaklit “Në Kurthin e Piter Pan”.

Të veshur dhe “maskuar” si Valbona, Kledi dhe Robert Aliaj, vogëlushët do të jenë juria për finalen e “Dance With Me 5”.

Uejsi, i cili imiton Robert Aliajn, tha:

“Sot do të bëhem çun i mirë”

. Bukuroshja Ema i ka zënë vendin Valbona Selimllarit, kurse Eno imiton Kledi Kadiun.

Në fakt, në juri bashkë me fëmijët do të jenë edhe Valbona, Kledi e Roberti

(ata të vërtetët).

Uejsi: Sonte në natën finale kam vendosur të jem çun i mirë. Dhe madje kam sjellë çokollata në formë zemre. I kam harruar në shtëpi më duket. Se ta kuptoni ju vet, unë jam gjeni, në këtë spektakël vetëm unë vlej. Këta të tjerët janë budallenj.

Ema: Unë mendoj që jam më e bukur se këta të dy. Ky Roberti mi ka hipur nervat në majë të hundës. Nga mërzitja, edhe dhëmbët më kanë rënë.

Eno: Valbonën e njoh se e kam patur tek “Piter Pani”, edhe mendoj se i ndihmon shumë njerëzit. Duhet shumë nga zemërmadhësia e saj.

Uejsi për Valbonën: Është shumë e mirë dhe nuk do të gjejmë dot një të dytë si Valbona.

Uejsi për Kledi Kadiun: Mendoj se Kledi ka nevojë të flasë më shumë shqip se sa italisht.

Ema për Kledi Kadiun: Kërcen shumë bukur, edhe kam menduar që ai vishet shumë bukur.

Eno për Kledi Kadiun: Mendoj që jam i vetmi që kuptoj më shumë nga baleti. /tvklan.al