Një pjesë e qytetarëve të Serbisë votuan si në zgjedhje një marrëveshje simbolike me opozitën për të mos përsëritur më sistemet totalitare. Premtimi i opozitës është se qytetarët do ta udhëheqin shtetin dhe më nuk do të ketë nevojë për protesta. Por, para se kjo të ndodhë, qeverisja e presidentit Aleksandar Vuçiç duhet të largohet. Protestën e kanë mbështetur disa figura serbe.

“Duhet të gjejmë njerëz që do ta shërbejnë popullin dhe jo ta udhehqin atë dhe duhet marrë masa për shpërndarjen e fuqisë, e jo kjo të jetë vetëm e një njeriu dhe e një partie”.

“Solidariteti me njerëzit e rrezikuar dhe të mposhtur po e zgjon Serbinë. Zgjedhjet kriminale i fitojnë kriminelët dhe kërkojmë liri të medas të paktën gjashtë muaj për të shkuar në zgjedhje”.

Protestuesit në kryqytetin serb kanë tre muaj që protestojnë kundër kontrollit të mediave dhe pushtetit, siç thonë, absolut të vetëm një njeriu. Kësaj radhe protestat janë shtrirë edhe në disa qytete duke e bërë një të tretën e qyteteve ku protestohet.

Ata kanë vazhduar drejt presidencës dhe më pas para kuvendit serb për të treguar se institucionet u takojnë atyre. Kjo, thonë ata, është hera e fundit kur Serbia do të ketë nevojë për protesta kundër një regjimi.

Tv Klan