Shehi: Të kuqtë, rivalë deri në fund me Vllazninë

Si një ndeshje që duhet fituar me patjetër, derbi i dytë i sezonit u sigurua nga Partizani me golin e minutës së 83 nga Erald Çinari. Suksesi erdhi nga strategjia, mentaliteti dhe dëshira.

“Partizani fitoi atëherë kur duhej, u tregua më pragmatist dhe mori 3 pikët si shpërblim për lojën që bëri”, tha Shehi.

Nuk ka kohë për të festuar fitoren në derbi pasi Partizani do të përballet me Teutën e vendit të tretë, por me pikë të barabarta. Por a do të jetë përballja direkt vendimtare?

“Partizani dhe Teuta do të rivalizojnë Vllazninë. Përballjet direkte të rëndësishme, por duhet fituar me të tjera. Partizani dhe Teuta kanë lënë pikë. Vllaznia ka fituar me skuadrat nga mesi e poshtë i tabelës”, tha Shehi.

Sipas Shehit, deri në këtë moment të sezonit Vllaznia është më e avantazhuar në garën për titull dhe jo vetëm për shkak të pikëve.

“Ka bërë lojë të mirë dhe loja të jep moral dhe besim”.

Për javën e 16 të Superligës veç Teuta – Partizani, ndeshje të rëndësishme do të jenë edhe Tirana – Laçi, Vllaznia – Kastrioti dhe Kukësi – Bylis.  

Tv Klan