Çdo ditë paraqiten rreth 200 persona për të bërë injeksionin, interes edhe nga të rinjtë

Java e hapur e vaksinimit ka sjellë fluks kërkesash për të bërë injeksionin në Lushnje. Grupmoshat e reja e marrin injeksionin jo vetëm për të udhëtuar jashtë vendit, por edhe për t’u mbrojtur në rast infektimi.

Numrin më të madh të kërkesave e përbëjnë moshat e treta që po marrin dozën e dytë të vaksinës.

Në Lushnje ka 200 kërkesa në ditë për t’u vaksinuar me të gjitha dozat që ofrohen. Që nga nisja e këtij procesi, në këtë qytet kanë marrë të dyja dozat e vaksinës rreth 50 mijë persona.

Klan News