Kryeministri britanik Boris Johnson: Duhet të veprojmë për të frenuar ngrohjen

Kryeministri britanik, Boris Johnson paralajmëroi në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së se samiti i kësaj organizate për ndryshimet klimatike, që do të zhvillohet në Nëntor në Glasgou është shansi i fundit për njerëzimin. Ai ka deklaruar se rritja e temperaturave globale është e paevitueshme dhe u bëri thirrje liderëve  botërorë të luftojnë kundër ngrohjes më të madhe të tokës.

Ne e kemi bërë vetë këtë planet, vërtet të mrekullueshëm, të pabanueshëm dhe jo ​​vetëm për veten tonë, por edhe për shumë specie të tjera”.

Kryeministri britanik ka thënë se është koha për të dëgjuar paralajmërimet e shkencëtarëve.

Shikoni COVID-19 nëse doni shembull sesi shkencëtarët kanë pasur të drejtë”.

Johnson përshëndeti premtimin e bërë një ditë më parë nga Presidenti kinez Xi Jinping për t’i dhënë fund përdorimit të qymyrit jashtë vendit si pjesë e një përpjekjeje për të ndihmuar botën të përmbushë objektivat e marrëveshjes së Parisit për klimën.

Një analizë e OKB -së për zotimet e vendeve nën marrëveshjen e Parisit për klimën 2015 tregoi se emetimet globale do të jenë 16% më të larta në 2030 sesa ishin në 2010.

Klan News