Fundjava shënon numër të lartë personash që hyjnë në vendin tonë për të kaluar Verën

Fundjava ka shënuar një rritje të numrit të emigrantëve të cilët kthehen ne vendlindje për pushimet verore.

Përgjatë ditës së sotme në portin e Durrësit janë ankoruar katër tragete, duke sjellë mbi 7  mijë  pasagjerë, si dhe mbi 2 mijë automjete që vijnë drejt Shqipërisë. 

Për t’i paraprirë situatës së fluksit të udhëtareve, policia e kufirit në bashkëpunim me doganën dhe autoritetin portual po punon me kapacitet të plotë.

Në shërbim të udhëtarëve në policia ka shtuar numrin e sporteleve nga 12 në ditë të zakonshme në 25 të tilla, të cilat shërbejnë për kontrollin e dokumentacionit.

Vetëm dy ditët e fundit, në port kanë mbërritur mbi 12 mijë udhëtarë, si dhe 4500 automjete. 

Në ditët në vijim, fluksi në këtë port pritet të rritet me një mesatare me mbi 8 mijë pasagjerë në ditë, që hyjnë në vendin tonë. 

Klan News