Mbaheshin te papublikuara prej 6 dekadash

Kjo foto, që paraqet këmbën e një viktime në morg, i përket Merlin Monrosë, e konsideruar si mbretëresha e bukurisë femërore. Është pjesë e një koleksioni që ka mbetur i papublikuar për rreth 6 dekada, shkrepur nga fotografi i famshëm Lih Uiner.

Një pjesë e tyre do të publikohen për të parën herë në një cikël dokumentarësh, që do të transmetohen në televizionin amerikan Fox, që do të përpiqen të hedhin dritë mbi vdekjen e Monrosë. Sipas variantit zyrtar, ajo u vetëhelmua me ilaçe.

Fotografitë janë shkrepur në morgun e Los Angelesit, aty ku trupi i pajetë i yllit të bukurisë së viteve ’50-’60 ruhej në kasetën me numër 33. I biri i fotografit që i shkrepi fotot rrëfen se i ati nuk kishte dëshirë të publikoheshin fotot, për të ruajtur imazhin që Monro kishte krijuar në media.

“Ai ruajti dy bobina me foto brenda morgut, i lau dhe i përpunoi në studio, i ekzaminoi dhe i futi në një kuti sigurie. Ai vendosi që askush të mos t’i shohë ato foto të trupit të Merlin Monrosë të zhveshur në morg”.

Në dokumentarin e televizionit amerikan rrëfehet edhe mënyra si u shkrepën ato foto. Ishte e jashtëligjshme të bëheshin foto në morg. Por Lih u kishte dhënë të pinin rojeve dhe kishte shkrepur në total 5 bobina brenda morgut, 3 prej të cilave janë publikuar më herët në media.

Tv Klan